Sot më datën 21 mars 2019 , Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural përmes SHFPP “Drenas” nga Drenasi me kryetarin e shoqates Ismet Shala ka pranuar një donacion prej 100 fidanësh nga Organizata holandeze me mision në Kosovë “Lidhim Vlerat e Natyrës me Njerëzit” (CNVP) si dhe Agjencioni Pyjor i Kosovës në bashkëpunim me Asociacionin Pyjor të Kosovës. Fidanët u mbollën në oborrin e Njësitit të Zjarrfikësve dhe disa në oborrin e Komunës në Drenas. Në këtë aktivitet morën pjesë Drejtoresha për Shërbime Publike dhe Emergjencë Lumnije Gjoshi- Krapi dhe Drejtoresha e për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Anita Avdullahu-Dvorani.

