Drenas, më 24 Nëntor 2010- Koordinatorja e Njësitit për të Drejtat e Njeriut, znj. Zahrie Podrimqaku-Subashi, e përkrahur nga zyra e OSBE-së, ka vizituar shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”, ku ka mbajtur një ligjëratë dhe debat me nxënësit, arsimtarët mbi instrumentet ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe roli i Njësitit për të Drejtat e Njeriut. Zyra e Njësitit për të Drejtat e Njeriut është e hapur për të gjithë qytetarët që të vinë dhe vizitojnë në rast se mendojnë se të drejtat e tyre janë cënuar. Ky lloj aktiviteti me qytetarë do të vazhdoj edhe ditëve të ardhshme.