Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, ka pritur në takim, udhëheqësin e projektit MMS e organizatës gjermane për Kosovë GIZ, z. Kaj Hofman nga i cili ka marrë përkrahjen për bashkëpunim të mëtutjeshëm për menaxhimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Drenasit.
Demaku ka falenderuar Kaj Hofman për vizitën që i ka bërë Komunës dhe ka falenderuar organizatën gjermane GIZ për bashkëpunimin që kanë pasur për këto vite me Komunën e Drenasit për zgjerimin e projektit për menaxhimin e mbeturinave. Kryetari Demaku ka njoftuar për aktivitetet e Komunës dhe hapsirën ku është i mbuluar shërbimi i pastrimit të mbeturinave dhe ka theksuar se Komuna do të rris buxhetin për projektin e menaxhimit të mbeturinave, ndërsa si ide e ka dhënë krijimin e një ndërmarrje të partneritetit publiko-privat që sistemi i mbeturinave të përmirësohet dhe të zgjedhohet në secilin fshat të Komunës së Drenasit. Udhëheqësi i projektit "Modernizimi i Projekteve Komunale" në organizaten GIZ, Kaj Hofman ka theksuar se kjo organizat do të vazhoj së paku edhe tri vite në Kosovë për aktivitetet e saj, ndërsa po ashtu në Komunën e Drenasit do të vazhdoj në projektin e nisur para dy vitesh për menaxhimin e mbeturinave. “Ne jemi të interesuar që së bashku me Komunën të zgjerojmë shërbimin e mbeturinave dhe të përfshihen sa më shumë fshatra në këtë sistem, por gjithashtu kërkojmë që edhe ky shërbim të paguhet nga ana e qytetarëve dhe të gjinden forma që pagesat të rriten qind për qind”, ka thënë Hofman. Ndryshe Komuna e Drenasit në bashkëpunim me organizatën GIZ dhe kompanin “Pastrimi”, janë duke vazhduar në projektin e menaxhimit të mbeturinave ku deri me tani janë përfshië rreth 40 për qind e territorit të Komunës në këtë shërbim. Vitin e kaluar ishin përfshi dy lokalitetet me të mëdha ne këtë shërbim, Komorani I, II, III dhe IV, gjithashtu edhe fshati Tërstenik, ndërsa këtë vit ka vazhduar shtrirja e këtij projekti edhe në fshatin Vërboc dhe Kizhnarek. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, në këto fshatra janë shperndar edhe kontinjer për secilen ekonomi familjare.