Në një takim që është mbajtur me përfaqësues të CDF-së dhe Komunës, është potencuar fillimi i bashkëpunimit për të ndihmuar bizneset fillestare dhe ekzistuese në prodhim për të hapur vende të reja punësimi
Vjollca Kelmendi, koordinatore e projekteve të CDF-së, ka treguar se financimi i projekteve mundësohet nga Banka Botërore dhe implementohet nga CDF-ja në bashkëpunim me Komunën. Kurse Selami Maliqi, zyrtar i ndërmarrjeve të vogla dhe mikro nga CDF-ja, ka thënë se bizneset e reja dhe ato ekzistuese kanë mundësin e financimit të projektit deri në 10 mijë euro. Ndërsa drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Skënder Hasi, ka njoftuar përfaqësuesit e organizatës CDF se Drenasi ka potencial të mirë në zhvillimin ekonomik sidomos në lëmin e bujqësisë. Hasi gjithashtu ka treguar se Komuna ka ofruar lehtësira për bizneset fillestare dhe ekzistuese.