Ky është projekti i objektit të Komunës së re të Drenasit, projekt ky i cili financohet nga Komisioni Evropian dhe vlera e tij arrin rreth një milion euro.
Pas konfirmimit të financimit për ndërtimin e objektit të ri komunal, Komuna e Drenasit ka përgatitur terrenet infrastrukturore për të nisur punimet në ndërtimin e këtij objekti. Ka hartuar edhe planin e projektit për ndërtim dhe ka caktuar hapësirën e vendosjes së objektit. Projekti i Komunës së re financohet nga Komisioni Evropian dhe arrin vlerën e 980 mijë eurove. Punimet për ndërtimin e vrazhdë të hapësirës komunale pritet të nisin gjatë këtij viti dhe të përfundojnë në vitin 2014.