Në javën e gjuhës frënge dhe të Frankofonisë, që tani më është bërë tradicionale e cila është mbajtur në Teatrin Kombëtar të Prishtinës për nxënësit e shkollave të mesme që mësojnë gjuhën frënge, nxënësit e gjimnazit "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu" në Drenas, kanë fituar çmimet kryesore të këtij aktiviteti të zhvilluar nga Ambasada e Francës në Kosovë.
Në vitin e dytë, që Kosova është pranuar anëtare në Federatën ndërkombëtare të Frankofonisë, kanë marrë pjesë të gjithë nxënësit e Kosovës, të cilët mësojnë në shkollat e tyre gjuhën frënge si lendë mësimore. 12 nxënës të përgaditur nga profesori i gjuhës frënge Rizah Hamza, kanë fituar tri çmime; për skenën më të mirë teatrale (Scene autour des dix mots) me nxënësit, Fjolla Jonuzi, Xhemile Gashi, Vloranda Mulaku, Diellza Berisha, Edona Morina, Fatlume Xhota, Leonita Berisha, Blerta Spahiu, Blerta Brahimi, Arlinda Deliu dhe Rukije Muja. Për pikturën me të mirë ka fituar nxënësja Leonita Berisha, ndërsa laurete e kategorisë së parë në diktim, ka fituar Ariona Kransiqi. Po ashtu dy nxënëse; Fitore Gashi e Diellona Strumcaku, të përgaditura nga profesoresha e gjuhës frënge Servete Gashi, kanë fituar një çmim në recitimin e poemës "La bateau et le capitaine".