Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, sot ka dhuruar mbi 150 sete librash nga autorë të ndryshëm për nxënësit e Komunës së Drenasit.
Librat iu dhuruan si shpërblim nxënësve fitues të garës Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik dhe garës Nacionale të Diturisë në Komunën e Drenasit.
Me këtë rast, Nënkryetari Nazmi Hasi ka uruar nxënësit për suksesin e arritur, duke thënë që të vazhdojnë të duan librin, të zgjerojnë horizontet e dijes dhe të arrijnë suksese.
Ndërsa, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka, i ka inkurajuar nxënësit që të lexojnë sa më shumë, sepse, edukimi është mënyra më e mirë për një të ardhshme të suksesshme.
“Suksese nxënës për këtë sukses që po ju shpërblehet me libra. Uroj që t’i lexoni jo vetëm këto, por, edhe më shumë, sepse edukimi është mënyra më e mirë për të arritur një të ardhme që dëshirojmë. E ju profesorë, ju ftoj të kultivoni, të bindni nxënësit për rëndësinë e librit”, ka thënë Gjoka.
Kurse, Koordinatori Rexhep Hoti ka njoftuar nxënësit se librat që janë dhuruar i takojnë autorëve më të njohur të letërsisë, duke theksuar se përmes leximit ata do të arrijnë gjërat me të bukura në jetë.
Nxënësit fitues u ndanë të kënaqur me shpërblimet, duke u shprehur se ndjehen të motivuar që të lexojnë edhe më shumë.





