Njoftimi dhe agjenda për shënimin e Ditës Botërore të Pastrimi
Në shënimin e “Ditës Botërore të Pastrimit” më 19 shtator 2020, komuna e Drenasit do ti bashkëngjitet edhe këtë vit kësaj nisme globale me vizionin për një planet të pastër dhe të shëndetshëm pa mbeturina. Së bashku ne jemi në gjendje të trajtojmë sfidat mjedisore duke mobilizuar qytetarët tanë në veprime të koordinuara lokale dhe globale për një mjedis të pastër. Pastrimi i zonave tona lokale na mundëson të krenohemi me atë që kemi përreth nesh, dhe kalimi i kohës atje bëhet më i këndshëm dhe më i çmuar.
“Dita Botërore e Pastrimit është një mundësi shumë e mirë sensibilizimi jo vetëm që të mbajmë pastër, por dhe ta duam qytetin tonë”
Agjenda e aktiviteteve të cilat do të realizohen gjatë “Ditës Botërore të Pastrimit, 2020” e gjeni të bashkëngjitur në foto
Të gjithë pjesëmarrësit në aktivitetin e pastrimit duhet të respektojnë rregullat kundër virusit COVID-19 si: mbajtja e distancës, vendosja e maskës dhe ruajtja e higjienës personale.