Njoftim: Zgjatet deri me 28 gusht afati për aplikim për pagesa direkte
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural njofton qytetarët se me vendim të Ministrisë është zgjatur afati për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore për vitin 2020 deri me 28 gusht 2020.
Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia COVID-19, si dhe kërkesave të fermerëve, Drejtorive Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve.
Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë.
Ndryshe, afati për aplikim për pagesa direkte/subvencione ishte paraparë të mbyllej më 14 gusht 2020.