NJOFTIM, shtyhet afati për aplikim për grante për të rinjë
Për shkak të festave të shumta zyrtare në këtë muaj, MAPL ka vendosur që thirrja për aplikim të jetë e hapur deri me datë 13 Maj 2022, ora 16:00 në të gjitha komunat.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport njofton se është hapur thirrja e parë për aplikim për të rinjtë e projektit “Komunat për të rinjtë”, marrëveshje kjo e nënshkruar mes kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci dhe MAPL-së.
Aplikantët duhet të dorëzojnë aplikacionet e kompletuara në Zyren Pritëse në komunë më së voni deri 15 ditë pas shpalljes së thirrjes nga komuna. Do të merren parasysh vetëm aplikimet që plotësojnë të gjitha kërkesat e kësaj thirrjeje.
Ky grant është fituar për shkak të performancës së mirë në vlerë prej 250 mijë dollarë nga Banka Botërore që mbështet nga Qeveria Japoneze dhe administrohet nga MAPL.
Të publikuara gjeni:
1. M4Y Thirrjet për projekt propozime (pdf)
2. Shtojca 1.1 Formulari i aplikimit për nëngrante për adoleshentë (15-18vjec)
3. Shtojca 1.2 Formulari i aplikimit për nëngrantet për të rinjtë e rritur (18-24vjec)
4. Shtojca 1.3 Deklarata për financimin e dyfishtë
5. Shtojca 1.4 Formulari i buxhetit
6. Shtojca 1.5 Pyetësori për Vlerësimin e Rrezikut Mjedisor dhe Social
7. Shtojca 1.6 Formulari i ankeses
Suksese!