Duke iu referuar shpalljes së konkursit letrar për “Sofrën poetike Ymer Elshani”, për shkak të kërkesave dhe pyetjeve të shpeshta rreth mënyrës së dërgimit të punimeve letrare, ju njoftojmë se mund t’i dërgoni edhe në mënyrë elektronike në e mailin: Laureta.thaqi@rks-gov.net, deri më datë 8.4.2022 (dita e premte, ora 16:00).
DKRS ju siguron se ruan konfidencën e plotë të adresave të emailave nga vijnë punimet të cilat duhet t’i dërgoni me shifër dhe të njëjtat vlerësohen pastaj nga Juria përkatëse e “Karvanit” të Shkrimtarëve për fëmijë.