Komuna e Drenasit përkatësisht DSHPE tashmë ka zgjeruar zonat për nisjen e ndarjes së mbeturinave të riciklueshme nga dy në pesë (5) zona: lagja Çikatovë e Re, lagja Feronikel, një pjesë e zonës së qendrës në Drenas (nën hekurudhë), Poklek i Ri dhe një pjesë e zonës së Komoranit.
Në kuadër të planit të grumbullimit të mbeturinave nga ana e kompanisë “Pastrimi”, stafi i OJQ Green Art Center në bashkëpunim me DSHPE dhe KRM “Pastrimi” njësia në Drenas, kanë hartuar planin e operimit të grumbullimit të riciklueshme në këto 5 zona. Grumbullimi i tyre bëhet me kamionetë të veçantë, me të cilën transportohen në pikën e transferit që me pas kompania publike i selekton dhe i paketon.
Në bazë të orarit të grumbullimit, është si vijon:
- Çdo javë ditën e Enjte në zonat : lagja Çikatovë e Re, lagja Feronikel, një pjesë e zonës së qendrës në Drenas (nën hekurudhë)
- Javën e parë dhe të tretë ditën e Enjte në zonat: Poklek i Ri dhe një pjesë e zonës së Komoranit.
Lusim qytetarët të cilët janë të pajisur me shporta 240 L (ngjyrë të verdhë), në ditën e caktuar si më lartë t’i vendosin shportat para hyrjes së shtëpive të tyre, me qëllim respektimi të orarit dhe lehtësimin e grumbullimit të mbeturinave të riciklueshme nga ana e kompanisë.