Njoftim për zgjedhjen e sportistëve të vitit
Njoftohen klubet se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport edhe këtë vit do të zgjedhë më të mirët në lëminë e sportit:
- Sportisti/ja i/e vitit,
- Sportisti/ja më me perspektivë,
- Klubi i vitit,
- Trajneri/ja i/e vitit,
- Veterani/ja i/e klubit,
- Referi/ja i/e vitit,
- Punëtori/ja sportiv/e i/e vitit
- Mësimdhënësi/ja i/e kulturës fizike i/e vitit
- Nxënësi/ja sportist/e i/e vitit,
- Sponsori/ja- Donatori/ja i/e klubit,
Sipas njoftimit klubi duhet për të gjithë të propozuarit të bëjë shkresë për të arriturat gjatë vitit kalendarik 2021,
Shkresa duhet të dërgohet e nënshkruar dhe e vulosur nga zyrtari përgjegjës i klubit dhe përmes protokollit në DKRS deri me datën 14.12.2021.
Përshëndetje sportive!