Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e shënimit të 18 vjetorit të rënies heroike, të Heroit të Kosovës, Rasim Kiçina, mbahet turniri i 16 tradicional.
Turniri mbahet nga data 30.05.2017 dhe përfundon me 14.06.2017 ne Ditën e Dëshmorëve dhe Ditën e Çlirimit të Drenasit. Paraqitja e ekipit është 15 euro dhe fletpagesa merret në Komunën e Drenasit ne Sektorin e Sportit. Pagesa e interesuarve mund të bëhet deri me datën 30 maj 2017 përmes gjirollograisë bankare. Hapja solemne e Turnirit Tradicional Memorial në Futboll të Vogël "Rasim Kiçina", bëhet me datën 30.05.2017 në ora 14:00, ndërsa tërheqja e shortit bëhet në ora 15:00. Turniri mbahet në Palestren e Qytetit në Drenas.