Komuna e Drenasit njofton të gjithë qytetarët se duke pasur parasysh situatën epidemiologjike në Republikën e Kosovës, rrjedhimisht në Komunën e Drenasit e me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19, duke filluar nga dita e martë, datë 14 korrik 2020, do të vazhdojë punën me staf esencial për ofrimin e shërbimeve të domosdoshme.
Me këtë rast, luten të gjithë qytetarët që për shërbime joemergjente, apo për shërbime të cilat mund të kryhen online, t’i shmangin vizitat në institucionin e Komunës.
Andaj kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, fton të gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe rekomandimet e IKShP-së.