Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit e Komunës së Drenasit njofton të gjithë banorët e zonave të Qendrës dhe Poklek 3 në Drenasit se Asambleja Komunale e Drenasit ka miratuar Planin Rregullues për Zonat Qendra 1, 2, 3 dhe Poklek 3.
Planet rregulluese për këto zona janë hartuar në përputhje me planin zhvillimor të Komunës si dhe Këshillin komunal të Ekspertëve të planifikimit.
Tani pas miratimit të planeve rregulluese për zonat e qendrës 1,2,3 dhe zonën Poklek 3 të Drenasit, të gjithë banorët e këtyre zonave mund të pajisen me leje ndërtimi në Drejtorinë e Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit të Komunës së Drenasit.
Për të gjithë të interesuarit do të këtë lehtësime procedurale të cilet aplikojnë nga data 22 Tetorë 2012 deri me datën 22 Nëntorë 2012, do të paisen me leje nderimore mbrenda afatit të paraparë ligjorë prej 15 ditësh, ndersa pas këti afati do të merren masat e parapara me Ligjin e ndertimit për të gjitha ndertimet pa leje në zonat e cekura më lartë.
Ju mirëpresim!
Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit e Komunës së Drenasit
Ajet Demiri, ing.dipl.ndërtimtarisë, Drejtor