Komuna e Drenasit, përmes grupit punues për hartimin e Draft-Planit Komunal për Integritet 2023-2026, duke u bazuar në Ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), 01 Nr.110-6904 dhe Nenit 6 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, Komuna e Drenasit/Gllogocit lëshon këtë:
NJOFTIM PUBLIK
Lidhur me organizimin e konsultimit publik me qytetarë për Draft-Planin Komunal për Integritet 2023-2026
Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga data 23.11.2022 deri më datën 07.12.2022, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me datën 07.12.2022 në Sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 11:00.
Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri më datën 06.12.2022 në ora 16:00 ne këto adresa; bekim.dobra@rks-gov.net dhe komuna.drenas@rks-gov.net
Për më shumë detaje për Draft-Planin e Integritetit të Komunës së Drenasit/Gllogocit 2023-2026, mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme ku është publikuar ky draft dokument;
Ueb faqja zyrtare e Komunës në rubrikën Konsultimet Publike, ne këtë link:
https://gllogoc.rks-gov.net/category/konsultimet-publike-al/
Platforma për Konsultime Pubike:
https://konsultimet.rks-gov.net/meetingsList.php
Rrjetin social të Facebook: