Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, njofton qytetarët se Draft-Plani Komunal për Transportin Lokal në Komunën e Drenasit 2026–2031 është hapur për konsultim publik.
🗓️ Periudha e konsultimit publik: 01.07.2026 – 20.07.2026
📍 Takimi publik me qytetarë:
📅 17.07.2026
🕑 Ora 14:00
📌 Salla e Kuvendit Komunal
Ftojmë të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e institucioneve, bizneset, organizatat e shoqërisë civile dhe palët e tjera të interesit që të japin komentet dhe sugjerimet e tyre, të cilat mund të dërgohen deri më 20.07.2026, ora 16:00, në adresën elektronike:
📄 Draft-Plani mund të konsultohet në:
🔹 Ueb-faqen zyrtare të Komunës:
https://gllogoc.rks-gov.net/draft-plani-komunal-per-transport-lokal-2026-2031-gllogoc/
🔹 Platformën për Konsultime Publike:
https://konsultimet.rks-gov.net/meetingsList.php
Kontributi juaj është i rëndësishëm për hartimin e një plani që i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të transportit lokal në Komunën e Drenasit.