Njoftim për klubet sportive për zgjedhjen e sportistit të vitit 2020
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport edhe këtë vit do të bëjë zgjedhjen e më të mirëve në lëminë e sportit.
Ndaj, klubi duhet të dërgoj propozimet në Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport për këto kategori:
- Sportisti/ja i/e vitit (një propozim)
- Sportisti/ja më me perspektivë (një propozim)
- Klubi i vitit
- Trajneri/ja i/e vitit (një propozim)
- Veterani/ja e/e vitit
- Gjyqtari i vitit
- Punëtori/ja sportiv i/e vitit
- Mësimdhënësi/ja i/e Edukatës Fizike i/e vitit
- Nxënësi/ja sportist/e i/e vitit
- Për kontributin e veçantë në zhvillimin e sportit-sponsoret (donatorët
Kërkojmë nga klubi që bashkë me të propozuarit të na i dërgojnë me shkrim edhe për të arriturat gjatë këtij viti kalendarik për secilin të propozuar.
Dosja me propozim dhe shënimet/dëshmitë mbështetëse duhet të dorëzohen në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport përmes protokollit deri më datën 24.12.2020, ora 16:00.