Komuna e Drenasit, respektivisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, informon të gjithë qytetarët se nesër me datën 31.01.2020, në ora 12.00 në rrugën “Ajet Rrukiqi” (në rrugën regjionale Komoran-Drenas), konkretisht tek kryqëzimi me hekurudhën në Drenas do të bëhen Homazhe me rastin e 30-vjetorit të rënies së tre dëshmorëve të lirisë, Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shala.
Ndërsa në orën 13.00, në bashkëpunim me Shoqatën e Dëshmorëve dhe Invalidëve të Kombit, dega në Drenas do të mbahet Akademia Përkujtimore në përkujtim të rënies së tre dëshmorëve të lartpërmendur dhe të plagosjes së dhjetëra demonstruesve.