NJOFTIM PËR HAPJEN E SHQYRTIMIT PUBLIK Projekt Rregullore për Bonuset e Zonimit
Komuna e Drenasit (Gllogocit) fton qytetarët, sektorin publik dhe privat, ekspertët dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në procesin e Shqyrtimit Publik të Projekt Rregullores për Bonuset e Zonimit.
Hapja e Shqyrtimit publik të Projekt Rregullores për Bonuset e Zonimit, do të mbahet me datë 09 mars 2023, në ora 13:00 në sallën e Kuvendit të Komunës.
Shqyrtimi publik për Projekt Rregulloren për Bonuset e Zonimit, zgjat 30 ditë që nga dita e hapjes, në të cilën gjatë periudhës së shqyrtimit publik qytetarët e Komunës së Drenasit kanë mundësi që të japin vërejtje, komente, sugjerime për Projekt Rregulloren për Bonuset e Zonimit, të cilat mund të paraqiten në formë të shkruar gjatë periudhës së shqyrtimit publik, dhe t’i adresohen Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, ndërtesa e komunës, kati II-të ose në e-mailin zyrtar komuna.drenas@rks-gov.net.
Qëllimi i organizimit të shqyrtimit publik, si pjesë e procesit të hartimit të Projekt Rregullores për Bonuset e Zonimit, është që të pranohen dhe vlerësohen komentet të cilat shërbejnë për ngritjen e cilësisë së dokumentit, para dorëzimit të tij për miratimin përfundimtar në Kuvendin e Komunës.