NJOFTIM PËR HAPJEN E SHQYRTIMIT PUBLIK Projekt dokumenti Plani Rregullues i Hollësishëm për Qendrën e Qytetit Gllogoc
Komuna e Drenasit (Gllogocit) fton qytetarët, sektorin publik dhe privat, ekspertët dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në procesin e Shqyrtimit Publik të Projekt dokumentit – Plani Rregullues i Hollësishëm për Qendrën e Qytetit Gllogoc.
Hapja e Shqyrtimit publik Projekt dokumenti – Plani Rregullues i Hollësishëm për Qendrën e Qytetit Gllogoc, do të mbahet me datë 09 mars 2023, në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës.
Shqyrtimi publik për Projekt dokumentin-Plani Rregullues i Hollësishëm për Qendrën e Qytetit Gllogoc, zgjat 30 ditë që nga dita e hapjes, në të cilën gjatë periudhës së shqyrtimit publik qytetarët e Komunës së Drenasit kanë mundësi që të japin vërejtje, komente, sugjerime për Projekt dokumentin Plani Rregullues i Hollësishëm për Qendrën e Qytetit Gllogoc, të cilat mund të paraqiten në formë të shkruar gjatë periudhës së shqyrtimit publik, dhe t’i adresohen Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, ndërtesa e komunës, kati II-të ose në e-mailin zyrtar komuna.drenas@rks-gov.net.
Qëllimi i organizimit të shqyrtimit publik, si pjesë e procesit të hartimit të Planit rregullues të hollësishëm për qendrën e qytetit, është që të pranohen dhe vlerësohen komentet të cilat shërbejnë për ngritjen e cilësisë së dokumentit, para dorëzimit të tij për miratimin përfundimtar në Kuvendin e Komunës.