Njoftohen të gjithë fermeret e Komunës së Drenasit që merren me kultivimin e kulturës së specit, se kompania "Philipos Food Kosovo" L.L.C në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik të Komunës se Drenasit, organizojnë takim informues me të gjithë fermeret që merren me sektorin e perimkulturës rreth mundësive që kjo kompani ofron për kultivimin dhe grumbullimin e specave. Takimi do të mbahet me datën 30.11.2016 në Sallen e Kuvendit të Komunës së Drenasit duke filluar nga ora 10:00.