Të nderuar fermerë, ju njoftojmë se MBPZHR ka zgjatur afatin deri më 29.04.2013, për aplikim për të gjitha masat dhe nënmasat e programeve mbështetëse për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2013 që ndërlidhet me grantet investive. Kjo zgjatje e periudhës për aplikim është bërë për shkak të investimit të madh të fermerëve për të aplikuar për këto grante.