Njoftim për ekonomitë familjare që janë dëmtuar nga vërshimet
Komuna e Drenasit, njofton të gjitha ekonomitë familjare që janë dëmtuar nga vërshimet se në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me numër 02/59 i datës 21.01.2021 për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në muajin janar 2021 për objektet e banimit në ekonomitë familjare dhe vendimit të kryetarit të komunës nr.01-400/01-11992 i datës 15.03.2021 për ndarjen e këtyre mjeteve, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë bënë këtë;
Njoftim
Njoftohen aplikuesit të objekteve të banimit që u është bërë vlerësimi i dëmeve nga komisioni komunal, të cilët kanë e kanë aplikuar sipas afatit të lajmëruar nga Komuna. Aplikuesit duhet të kompletojnë dokumentet për kompensimin e tyre si vijon (kjo vlen për ata të cilët nuk i kanë dorëzuar ende);
Konfirmimin e bankës për xhirollogari aktive dhe kopjen e letërnjoftimit.
Afati për dorëzimin e këtyre dokumenteve në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë është shtatë (7) ditë nga dita e publikimit.