Njoftim për diskutim publik online
Për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia, e që Komuna e Drenasit sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë me numër 863/XII/2020 i datës 04.12.2020 është kategorizuar me rrezik të lartë të infeksionit, Komuna e Drenasit nxjerr këtë njoftim;
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, se ka filluar diskutimin publik online për Draft Rregulloren për Përkujdesjen dhe Mbrojtjen e Fëmijës.
Komentet, sugjerimet e rekomandimet tuaja lidhur me Draft Rregulloren mund t’i dërgoni në këtë e-mail adresë; komuna.drenas@rks-gov.net
Draft Rregullorja do të jetë për diskutim publik online nga data 09.12.2020 deri më 23.12.2020
Draft Rregullorja për Përkujdesjen dhe Mbrojtjen e Fëmijës, mund ta shkarkohet në ueb faqe e Komunës së Drenasit në këtë link; https://gllogoc.rks-gov.net/category/projektet/