Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë njofton qytetarët e Drenasit se segmente të ndryshme të rrugëve ”Ilaz Kodra “Shaban Shala” dhe “ Fehmi e Xhevë Lladrovci” do të jetë e bllokuar për lëvizje për shkak të mbajtjes së garës automobilistike sportive me dt:28.08.2022 prej orës 6:00 deri në ora 18:00.
Njëkohësisht njoftohen gjithë qytetarët se rrugët alternative të shfrytëzueshme për ta do të jenë : Rruga “Xhevat Demaku”, Rruga “Besim Mala” si dhe Rruga “Asllan Fazliu”.
Më poshtë e keni të bashkangjitur njoftimin e plotë bërë nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë.

