Me propozimin e Departamentit të Shpronësimit, Qeveria e Republikës së Kosovës me datë 13.05.2016 ka miratuar Vendimin Nr.02/87, me të cilin aprovon shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken ndërtimi i Rrugës Rajonale R102 Klinë-Skenderaj-Polluzhë Zonat Kadastrale: Klinë e Epërme, Klinë e Mesme, Klinë e Poshtme, Skenderaj, Novosellë, Polac i Vjetër, Krushevc, Polac i Ri, Llaushë, Komuna Skenderaj dhe Zona Kadastrale Polluzhë, Komuna Drenas, sipas tabelave të përshkruara nga evidencat kadastrale përkatëse për titullarët e pronave të paluajtshme, pozitën e tyre në kuadër të projektit të interesit publik si dhe sipërfaqeve të tyre, ta cilat tabela paraqesin pjesët përbërëse të këtij vendimi. Bazuar në nenin 9 të Ligjit nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205, Organi Shpronësues, është i obliguar të mbajë Degjimet Publike me pronarët e pronave të cilat janë pjesë e shpronësimit.