Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Rec Kos” Sh.p.k, K. Fushë Kosovë në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Kompaninë “Rec Kos” Sh.p.k, K. Fushë Kosovë.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 20.12.2023 në ora 10:00 në në Shkollën fillore “Luigj Gurakuqi“ ne fshatin Flamuras (Sankoc), Komuna Gllogoc (Drenas), do të organizohet Debat Publik nga Kompania “Rec Kos” Sh.p.k, K. Fushë Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën për Qëndren grumbulluese dhe çmontuese e automjeteve mbeturinë, mbeturinave metalike, grumbullim të vajrave të përdorura si mbeturinat nga paisjet elektrike, në Z.K. Sankoc, K. Gllogoc.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
https://us04web.zoom.us/j/3551128793?pwd=b252S1MvQmphd1o3bW8vckxadVorQT09
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Rec Kos” Sh.p.k, K. Fushë Kosovë, për Qëndren grumbulluese dhe çmontuese e automjeteve mbeturinë, mbeturinave metalike, grumbullim të vajrave të përdorura si mbeturinat nga paisjet elektrike, në Z.K. Sankoc, K. Gllogoc.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin vnm.komente@rks-gov.net
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.