Për shkak të zhvillimit të punimeve në projektin e urës në fshatin Poklek i Vjetër, ju njoftojmë qytetarët e kësaj ane, përkatësisht banorët e fshatit Poklek i Vjetër lagja Bucolli dhe Cervadiku, se nga sot (23.08.2022), rruga do të jetë e bllokuar për qarkullim dhe kërkojmë nga banorët që të shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundimin e projektit, ndërtimit të urës. Komuna e Drenasit nuk ka mundësi për krijimin e rrugës tjetër alternative (baipas) për shkak të kushteve teknike në teren, ndërsa kërkon nga kontraktori i punimeve që të vendos shenjat informuese në hyrje dhe dalje të rrugës për bllokimin e rrugës.
Ju faleminderit për mirëkuptim!