Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe në bashkëpunim me projektin “ACCESS” të financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) fton ndërmarrjet kosovare të bëhen pjesë e Iniciativës për Fuqizim Digjital (IFD) dhe të përfitojnë nga shërbimet për digjitalizim. Përmes IFD, KIESA synon të përkrahë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) drejt transformimit digjital me qëllim që të rrisin performancën, konkurrueshmërinë dhe qasjen në treg.
Detajet tjera rreth kësaj thirrje si dhe formularin për të aplikuar e gjeni në uebfaqen e KIESA-s në: http://kiesa.rks-gov.net/page.aspx?id=1,134,497 dhe në uen faqen zyrtare të Komunës; https://gllogoc.rks-gov.net/category/shpalljet/
Afati i fundit për aplikim është deri me 30.06.2021.