Njoftim nga Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Prishtina”
Njoftim për konsumatorët e komunës së Drenasit. Të nderuar konsumatorë të komunës së Drenasit, ju njoftojmë se para pak çastesh ka shpërthyer gypi i ujit me diametër fi 600 mm.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes për sanimin e defektit.
Në të njëjtën kohë janë duke u realizuar punime teknike në qendër të Drenasit, ndërrimi i gypave të azbestit.
Andaj, do të keni reduktime të ujit gjatë ditës së sotme.
Ju falënderojmë për mirëkuptim!