Flutura Academy fton fëmijët nga diaspora të moshës 8-15 vjeç, që të bëhen pjesë e aktiviteteve tona. Pjesëmarrja në këto aktivitete është pa pagesë dhe bëhet me qëllimin për të krijuar shoqëri e për të forcuar lidhjen me vendin e tyre amë, përmes kujtimeve të bukura që do të krijojnë.
Flutura Camp for Diaspora Youth do të realizohet nga data 18 korrik deri më 22 korrik. Të gjithë të interesuarit le të lajmërohen fizikisht në qendrën e Flutura Academy, për të bashkëbiseduar për interesimet dhe mundësitë e përfshirjes së fëmijëve nga diaspora në programet tona, apo në numrin tanë të telefonit 038584443.