Njoftim nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë
Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit se duke filluar nga dita e hënë, datë 18 maj 2020, do të fillojë me ofrimin e të gjitha shërbimeve për qytetarë, si shërbimet gjeodezike, shërbimet kadastrale dhe shërbimet pronësore.
Duke u bazuar në vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.459/V/2020, të datës 17 maj 2020, për lehtësimin e masave kundër COVID/19.