Njoftim nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik
Forumi Ekonomik i Grave i koordinuar nga Instituti Riinvest nëpërmjet projektit “Përgjigje e shpejtë ndaj pandemisë COVID-19 – mbështetja e grupeve më të cenueshme te grave”, fton gratë të cilat kanë humbur punën si pasojë e pandemisë që sipas kritereve të evidentuara më poshtë të aplikojnë për të përfituar ndihmë të drejtpërdrejtë financiare të njëhershme në vlerë të përafërt me pagën minimale sipas legjislacionit në fuqi.
Në linkun në vijim mund të shkarkoni Deklaratën nën Betim: https://bit.ly/2UiPqHB
Për të aplikuar dorëzoni dokumentacionin sipas kritereve të listuara në thirrje.