Njoftim nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, njofton të rinjtë e Komunës se Drenasit, se Agjencia për Zhvillim Rajonal Qendër (AZHR) në bashkëpunim të ngushtë me komunën e Drenasit do të mbajnë trajnim për nxënësit, studentët dhe gjithë te interesuarit në kuadër të projektit “Trajnimi profesional dhe angazhimi në punësim” “Trajnim për Orientimin në Karrierë / Trajnim për aftësi të buta” të organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Në këtë trajnim të gjithë te interesuarit do te kenë mundësinë të trajnohen në mënyrë profesionale rreth orientimit në karrierë.
Trajnimi do të mbahet me datën 09.02.2020 në Sallën e Kuvendit në Komunën e Drenasit nga ora 10:00-12:00.
Për çdo informacion shtesë ju lusim te orientoheni në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik.
Trajnimi do te mbahet duke i respektuar rregullat e IKSHP.