Njoftim
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, njofton të gjitha klubet sportive, ish sportistë, OJQ-të sportive që të marrin pjesë në aktivitetin e zgjedhjes së me të mirëve në lëmin e sportit “Zgjedhja e Sportistit të vitit 2019”.
Aktiviteti do të mbahet më datën 21.12.2019 (e shtunë) në ora 12:00 në hollin e Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas.
Gjatë ndarjes së shpërblimeve për të pranishmit do të mbahet një koktej rasti.
Ju mirëpresim!