Meqë jemi në garën për pastrim të mjedisit, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit se ka përfunduar rregullimi i deponisë inerte (materialeve të vrazhda), prandaj të gjithë qytetarët janë të obliguar që mbetjet inerte mos t’i hedhin në vende publike, por t’i dërgojnë në deponinë inerte e cila gjendet me lokacion në Llapushnik.
Gjithashtu kërkojmë nga Operatorët Ekonomik që punojnë në Drenas, që të gjitha mbetjet inerte t’i dërgojnë në lokacionin e cekur më lartë.
Prandaj lusim të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit që me pak punë, të gjithë së bashku ta fitojmë garën për pastrim të mjedisit.