Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, njofton qytetarët e Komunës së Drenasit, se nesër më datë 08/06/2018 nga ora 9:00 -13:00 do të bëhen punime në vendkalimin në km 19+400, ku bëhet kryqëzimi i tranportit hekurudhor me transportin rrugor.
Gjithashtu lidhur me punimet që do realizohen në atë segment të rrugës do të jenë të pranishëm Njësitë e Stacionit Policor, në mënyrë që të mos pengohet lëvizja në komunikacion ku do të krijohen rrugë alternative.