Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Drenasit, i njofton tregtarët lëvizës se ju ndalohet shitja e produkteve jashtë tregut të gjelbërt në Drenas, përkatësisht nga data 24.05.2018 (e enjëte) kjo drejtori do të organizoj aksion për largimin e tregtarëve që tregtojnë produktet e tyre në trotuare publike dhe në zona tjera në afërsi të rrugëve publike.
Andaj kërkojmë nga tregtarët lëvizës që produktet e tyre t’i vendosin në tregun e gjelbërt në të kundërten nga data e lartëcekur do të ndëshkohen me gjobë dhe malli që tregtohet jashtë tregut do të konfiskohet nga Inspektorët komunal.
Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit