Komuna e Drenasit, në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të mbajtur më 07.05.2018, ka shqyrtuar kërkesat e zt. Bashkim Deliu nga Abria e Epërme, me nr. 01/400-21599, dt. 17.04.2018 dhe nr. 06/360/01-22095, dt. 19.04.2018, i cili ka kërkuar t’i bëhet zgjidhja e banimit (strehimi i familjes).
Pas diskutimeve të shumta, Bordi i Drejtorëve u dakordua që zt. Bashkim Deliu nga Abria e Epërme-Komuna e Drenasit, t’i renovohet shtëpia e tij në Abri, e ndërtuar pas luftës nga donatorët, në mënyrë që t’i bëhet e përshtatshme për banim.