Komuna e Drenasit, ndjen për obligim të njoftoj edhe një herë gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, përkatësisht ata të cilët bëjnë renovime të objekteve dhe ndërtime, se një gjë e tillë nuk do lejohet pa i plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret e parapara sipas Ligjit.
Të gjithë ata që do të ndërtojnë e rinovojnë objekte, kryesisht në blloqet banesore, në përdheset e tyre, do të merren masa ndaj tyre, fillimisht duke ndaluar punimet, por edhe me fletëparaqitje ne gjykatë, ndërsa banorët të cilët japin pëlqimin e tyre për ndërtim-renovim, mbajnë përgjegjësi individuale, kurse Komuna, nuk do lejoj punimet.
Drejtoria e Inspektoratit është në terren vazhdimisht dhe është duke marr masa ndaj shkelësve të Ligjit.