|
Njoftohet qytetarët e Komunës së Drenasit, se me rastin e shënimit të 28 vjetorit të rënies së tre dëshmorëve, Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shala të rënë në demostratat e vitit 1990, do të ketë homazhe te vend i rënies së tyre.
|
|
Të gjithë të interesuarit mund të na bashkangjiten në marsh për homazhe, që do të mbahen më 31.01.2018, ora 11:00, duke u nisur nga objekti i Komunës së Drenasit.
|