Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në konkursin e Drejtorisë Komunale të Arsimit për mësimdhënës në vitin shkollor 2017/2018, se orari i intervistimit është shtyrë me arsyetimin deri në finalizimin e listave të kandidatëve konkurrent të këtij konkursi. Për datën, orën dhe vendin e intervistimit do të njoftoheni me kohë përmes mjeteve të informimit, në ueb faqe të Komunës dhe rrjetin social.
Ju faleminderit për mirëkuptim!