Drejtoria Komunale e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton të gjitha gratë e Komunës së Drenasit, nga grupmosha 50-70 vjeç, se mamografi mobil është në Komunën e Drenasit dhe të gjitha gratë e interesuara mund të bëjnë mamografi falas nga data 16.11.2015 deri më 07.12. 2015. Të gjitha gratë e interesuara duhet të lajmerohën në QKMF-në, QMF-të dhe AMF-të me të afërtë si dhe mund të kontaktojnë në numrin e zyrtares së Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, 049 556 697.