Njoftohen qytetarët e Komunës së Drenasit se Drejtoria për Inspeksion konform Ligjit për mbrojtje të Konsumatorit ka intensifikuar inspektimin e afatit të produkteve ushqimore për shkak të festave të fundvitit. Me ç’rast është bërë kontroll sanitare rreth artikujve ushqimorë në të gjitha lokalet afariste ushqimore, sidomos marketet në Komunën e Drenasit dhe në këtë rast është bërë edhe largimi dhe asgjësimi i artikujve ushqimorë me afat të skaduar.
Rëndësi të veçantë ju është kushtuar artikujve ushqimorë brenda dhuratave, që janë në shitje për fëmijë të cilat janë hapur të gjitha llojet e tyre dhe është konstatuar se artikujt brenda tyre janë me afat të përdorshëm dhe të sigurta.
Ndërkaq gjatë këtyre inspektimeve shuma e artikujve të asgjësuar është në vlerë prej 329,78 €.
Ndaj subjekteve që nuk mbajnë në kontroll kushtet, e ruajtjes dhe afatizimin e artikujve ushqimorë do të merren masat ndëshkuese sipas Ligjit Sanitar të Kosovës në fuqi, me nr. 2003/22 .
Kërkojmë nga qytetarët e Komunës së Drenasit, se në rast të hasjes në produkte ushqimore me afat të skaduar, menjëherë të lajmërojnë në Drejtorinë për Inspeksion me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe interesave ekonomike të Konsumatorit.