Drejtoria Komunale e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, njofton të gjithë bizneset të Komunës së Drenasit që janë të interesuara për të aplikuar në grantet e BE-së të implementuara nga ARDA, për zhvillimin e sektorit privat, se me datën 03.02.2016 ( e merkurë ) duke filluar nga ora 13:00, do të mbahet punëtori trajnuese për përgaditjen, kompletimin e aplikacionit për të konkuruar me projektet e tyre. Trajnimi do të mbahet në Biblioteken e shkollës së Mesme Profesionale "Fehmi Lladrovci" në Drenas. Ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë punëtori të rendësishme për këtë projekt. Për çdo informat më të detajuar mund të informoheni në zyret e DBZHE-së në Drenas.