Njësiti i Zjarrfikësve në Drenas, është pajisur edhe më një veturë të re, donacion nga Agjencioni i Emergjencave. Pranimi i kësaj veture do të lehtësoj punën e këtij shërbimi për intervenime ne teren meqë ky njësit deri më tani ka funksionuar me vështirësi për arsye se automjetet ishin të vjetruara.
Shërbimi i zjarrfikësve në Drenas tani do të punoj në kushte shumë më të mira, falë përkrahjes që i është bërë nga Komuna e Drenasit dhe Agjencioni i Emergjencave të Kosovës, ku gjatë këtij viti, Komuna ka ndarë 110 mijë euro për blerjen e një veture të re, ndërsa Agjencioni i Emergjencave ka dhuruar donacion dy automjete. Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, znj. Hyrije Xhemajlaj – Thaqi gjatë pranimit të këtij automjeti në qendrën e Shërbimit të Zjarrfikësve ka falënderuar Agjencionin e Emergjencave për përkrahje dhe ka vlerësuar punën e mirë dhe efikase të njesitit të zjarrfikësve. Vlen të theksohet se ky njësit këtë vit ka pranuar edhe një automjet tjetër nga Agjencioni i Emergjencave dhe po ashtu Komuna e Drenasit për këtë vit ka ndarë 110 mijë euro vlerë për blerjen edhe të një automjeti tjetër. Drejtoresha znj. Xhemajlaj ka vlerësuar se më këto investime që janë bërë në shërbimin e zjarrfikësve është përmirësuar dukshëm ky shërbim dhe shpresojmë që qytetarëve do të ju kryhen shërbimet më efikase dhe me kohë.