Familja e kryefamiljares Fatbardha Morina – 4 anëtarëshe nga Fushtica e Ulët është bërë me shtëpi të re, falë donatocionit të FC Kosova-Schongu me bashkëatdhetar tjerë nga Gjermania.
Familja Morina fillimisht kishte bërë kërkesë në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Drenasit për ndërtimin e shtëpisë, pasi që jetonin në kushte të vështira të banimit, pastaj drejtori i DSHMS-së, z. Ilir Shala në pamundësit buxhetore, kërkesën e kësaj familje dhe familjeve të tjera që kishin bërë kërkesë e ka prezantuar tek donatorët FC Kosova-Schongu (organizatorët: Milazim Tahiri, Hafir Elshani, Sabit Hajdari dhe Elez Dedushaj) dhe këta të fundit kishin përzgjedhur familjen Morina që të bëjnë me kulum mbi kokë.
Drejtori i DSHMS-së, z. Ilir Shala ka falenderuar donatorët për ndërtimin e kësaj shtëpie dhe ka vlerësuar se shembullin e FC Kosova-Schongu duhet të ndjekin edhe ata të cilet kanë mundësinë që të lehtësojnë një familje me ndërtimin e shtëpisë. Drejtori Shala, ne emër të Komunës ka dhenë mirënjohje donatorëve për ndërtimin e kësaj shtëpie.
Ndërsa Hafir Elshani, kryetar i FC Kosova-Schongu, ka thënë se ndihen të lehtësuar që kanë arritur një familje në kohën e dimrit të bëjnë me kulum mbi kokë. Ai ka falenderuar bashkëatdhetarët të cilet kanë kontribouar për ndërtimin e kësaj shtëpie, gjithashtu vëllëzërit Nika për mobilimin e shtëpisë dhe Team Albania-Xhemail Bytyqi për hapjen e pusit dhe ndihma tjera.