Drejtori i Arsimit, në Komunën e Drenasit, z. Sadik Tahiraj ka pritur një delegacion nga Finlanda, ku kanë diskutuar mundësinë e bashkëpunimit të mësimdhënësve të gjimnazit nga Drenasi me msimdhënësit e gjimnazit finlandez.
Pjesmarrës i këtij delegaicioni ishin, Ilkka Linderoos, përgjegjës për bashkëpunim ndërkombëtar, Mark Yli Tuina, Jukka Lummelahti dhe Jari Inkilila mësimdhënës nga gjimnazi i shkollës finlanedeze, Katherina Ertle, udhëheqëse e shërbimit gjerman për shkëmbime akademike dhe Hans Banneuberg, i ngakruar për provimet e Institutit Gëte nga Selaniku i Greqisë. Ky bashkëpunim mendohet të zhvillohet në menyrën online mes dy shkollave dhe vizitave reciproke për shkëmbimin e përvojave. Pas këtij takimi, ata kanë vizituar shkollën fillore të mesme të ulët "Arif Shala" dhe Gjimnazin "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu".